Qeveria "legalizon" kanabisin, Binjaku: Të mbajmë të rinjtë sa më larg drogërave

Në emisionin “Epiqendër” në Ora Neës u diskutua këtë të martë në lidhje me projektligjin për kultivimin e kanabisit mjekësor. E ftaur ishte sociologia Entela Binjaku, e cila gjatë fjalës së saj tha se kanabisi dhe përdorimi i tij masivisht nga të rinjtë shqiptarë është një shqetësim që e denoncojnë vetë studentët.

“Edhe unë jap mësim në Universitetin e Mjekësisë dhe i pyes studentët që në fillim pasi ata janë sapo të dalë nga institucionet parauniversitare dhe i pyes se sa reale është problemi i drogës dhe të gjithë njëzëri pohojnë se është shumë i pranishëm dhe shumë e vërtetë si problem.

Kjo për shkak se nuk kemi patur mundësinë ta mbajmë nën kontroll nuk kemi patur mundësinë t’i mbajmë larg të rinjtë.

Dhe jo vetëm kaq, por edhe kur i kemi të përfshirë në këto rrjete, ose të rënë në grackën e drogës nuk kemi kurrëfarë mundësie që t’u ofrojmë ndihmë”, deklaroi Binjaku.

EMISIONET