Qëlluan me breshëri plumbash ndaj dy kushërinjve, autorët e atentatit në Lezhë largohen me ‘Audi’ drejt Laçit

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në dalje të Lezhës, ku shënjestër dyshohet të ketë qenë Blerim Preçi, 28-vjeç, i cili kishte ardhur pak ditë më parë nga Belgjika.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se autorët të kanë qëlluar drejt mjetit tip “Mercedes Benz ML” në të cilën po udhëtonte Blerimi së bashku me kushëririn e tij  Klisman Preçi, janë larguar në drejtim të  Laçit.

Dyshohet se ata janë larguar me një automjet, tip “Audi” ngjyrë gri.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 20;05, ku drejt mjetit  tip ‘Mercedes Benz ML", brenda të cilët po udhëtonin dy kushërinjtë, Klisman Preçi dhe Blerim Preçi  është qëlluar me breshëri automatiku.

Si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të lënduar, por mjeti në të cilin ndodheshin dy kushërijt, ndaj të cilëve u qëllua me breshëri plumbash ka përfunduar jashtë rruge. 

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

EMISIONET