“Punë nderi”/ Detaje të reja nga vetëvrasja e spanjollit në Divkajë, shoku i dhomës “rrëfehet” në polici: Kishte ...

Këto janë pamjet e hotelit në Divjakë, ku mbrëmjen e së martës, një spanjoll vrau veten duke prerë damarët: Francisko Cervilla.

Detaje të reja mësohen nga hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që ndodhi në një hotel në Divjakë, ku shtetasi spanjoll Francisko Cervilla vrau veten duke prerë damarët teksa po bënte dush në banjë, pasi ai punonte në një firmë ku montoheshin pajisje për serat bujqësore.

Ndërkaq lidhur me këtë ngjarje policia shpoiqëroi mikun e dhomës së viktimës për të mësuar diçka më shumë mbi arsyet që çuan në ndërmarrjen e këtij akti tragjik.

Shoku i viktimës, Oskar Velasko mësohet se ka thënë në polici se miku i rij i dhomës kishte probleme në familje.

“Kishte probleme me gruan, punë nderi, kishte kohë që debatonte”, mësohet të ketë thënë shoku i viktimës, Oskar Velasko.

Cervilla kishte një muaj që punonte bashkë me shtetasin tjetër spanjoll Oskar Velasko. Konkretisht mësohet se dy shtetasit spanjollë kishin ardhur në Shqipëri më 13 shkurt.

“Punë nderi”/ Detaje të reja nga vetëvrasja e
Sera që po ndërtohej dhe hoteli ku ndodhi ngjarja

spanjolli francisko cervilla oskar velasko divkajë vetëvrasja

EMISIONET