"Prit se më hodhe në ujë" Policia e Velipojës rriti shpejtësinë duke e vënë në rrezik, familjarët e 42 vjeçarit bërtasin që të ngadalësojë

Një video që tregon momentin kur policia kufitare e Velipojës bllokon skafin e 42 vjeçarit Fabian Dodaj dhe mbi të gjitha rrit shpejtësinë papritur është siguruar nga gazetarët e Ora News.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Video lidhet me bllokimin e skafit të 42 vjeçarit shqiptaroamerikan dhe gjobitjen e tij më datë 11 korrik nga policia kufitare Velipojë me arsyetimin se ai kishte refuzuar të tregonte dokumentacionin dhe kishte shkelur zonën e kufizimit.

Mirëpo një gjë e tillë është hedhur poshtë nga Dodaj, i cili ka treguar për Ora News se dokumentacioni ishte në rregull dhe nuk kishte asnjë shkelje.

Në videon e siguruar nga Ora News duket momenti kur inspektori i policisë i jep gaz mjetit lundrues duke rrëzuar 42 vjeçarin ndërsa familjarët e tij dëgjohen duke bërtitur që ai të ulë shpejtësinë.

Në video familjarët dëgjohen duke i thirrur policisë të ndalojë, pasi drejtuesi i skafit ishte në mjetin e tyre ndërsa familjarët mbetën në det pa ditur si drejtohet një mjet lundrues.

Në një intervistë për Ora News Fabian Dodaj tregoi dhe momentin se si ndodhi i gjithë incidenti duke thkesuar se ishte fat që nuk përfundoi në ujë mes dy motorrave të skafeve.

"Unë i kërkova inspektorit të më tregojë emrin nuk ma tregoi dhe kur po i lexoja numrat në bluzën e tij ai shkoi dhe shtoi shpejtësinë e skafit dhe unë u rrëzova prapa dhe me fatin e madh që unë nuk përfundova mes dy skafeve të policisë," tha ai.

EMISIONET