Me dokumentacion por gjobitet, 42-vjeçari tregon momentin se si policia e Velipojës i bllokoi skafin

Ka zgjedhur vendlindjen për të pushuar së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tij, por ajo që mori nga kjo zgjedhje, ishte një shije aspak e hijshme për 42 vjeçarin Fabian Dodaj.

Një ditë më parë policia kufitare në Velipojë i bllokoi skafin dhe i vendosi një gjobë prej 50 mijë lekësh të rinj, duke e akuzuar se nuk pranoi tu japë dokumentacionin dhe nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve. Duke e mohuar në mënyrë të prerë këtë gjë, ai ka sqaruar për mediat të gjithë ngjarjen që i ndodhi në mes të detit.

Fabian Dodaj: Jam shtetas  shqiptaro-amerikan por në këtë intervistë jam këtu për të folur si turist. Ka pas kohë që kam sjellë skafin me dokumenta amerikane në territorin e Shqipërisë dhe e kam ankoruar në Velipojë.

Duke zbatuar rregullat dhe komunikuar me inspektorin me datë 11 ishte hera e fundit që dola në ujë ku u ndala përsëri nga policia kufitare.

Dokumentat e skafit tim ishin të rregullta. Unë i kërkova inspektorit të më tregojë emrin nuk ma tregoi dhe kur po i lexoja numrat në bluzën e tij ai shkoi dhe shtoi shpejtësinë e skafit dhe unë u rrëzova prapa dhe me fatin e madh që unë nuk përfundova mes dy skafeve të policisë.

Unë i kërkova të ndalte skafin pasi jeta e pjesëtareve në skaf po vihej në rrezik.

Një gjë e tillë i pohohet edhe nga vetë shefi i stacionit të policisë në Velipojë, Gezim Mlloja, ndërsa Dodaj thotë se ka lajmëruar inspektorin për daljen në det sipas ligjit dhe një veprim i tillë dëmton turizmin në vend.

Kemi bërë disa telefonata me Ambasadën Amerikane ku jemi sugjeruar të jemi të qetë dhe të bashkëpunojmë me policinë por këto kanë raportuar se nuk kam dhënë dokumentat gjë që nuk është e vërtetë.

Si nënshtetas amerikan ai ka lajmëruar për këtë ngjarje edhe ambasadën e SHBA në Tiranë. Rikthimi në vendlindje për shumë emigrantë kthehet në shije të hidhur nga veprimet nga autoriteteve shtetërore.

Për më tepër nga rrëfimi i Fabian Dodaj dëgjoni intervistën e plotë.

EMISIONET