Velipojë/ 42 vjeçari me skaf, e gjobisin dhe ia bllokojne mjetin

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrimi (skaf) si dhe ka gjobitur drejtuesin e tij në zonën e Velipojës pasi nuk respektoi rregullat e lundrimit.

Policia i bllokoi për një muaj mjetin lundrues (skaf), drejtuesit, i cili nuk pranoi t’i jepte dokumentacionin, punonjësve të Policisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjithashtu, 42 vjeçari u ndëshkua edhe me masë administrative 50.000 lekë të rinj, pasi nuk respektoi  zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese, në plazhin e Velipojës.

"Gjatë patrullimit në det, nga shërbimet e Policisë Kufitare është konstatuar mjeti lundrues (skaf), duke lëvizur në kundërshtim me rregullat, për zonën e kufizuar për mjetet lundruese.

Në bazë të ligjit nr. 127/2020, neni 14/b, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, shtetasi F. D., 42 vjeç, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues, në Stacionin e Policisë Velipojë," thuhet në njoftimin e policisë.

Velipojë/ 42 vjeçari me skaf, e gjobisin dhe ia bllokojne mjetinVelipojë/ 42 vjeçari me skaf, e gjobisin dhe ia bllokojne mjetinVelipojë/ 42 vjeçari me skaf, e gjobisin dhe ia bllokojne mjetin

 

 

EMISIONET