Psikologu: Televizioni dhe telefoni janë të dëmshëm për fëmijët dhe adoleshentët, duhen ndihmuar
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Neli Demi, psikolog u shpreh se teknologjia nuk është e dëmshme për ata që i kanë formuar bindjet e tyre.
Ai tha se sigurisht që ka një pjesë të shoqërisë, që janë fëmijët dhe adoleshentët, të cilët janë më të ndikueshëm nga ky aspekt.
Demi: Ata që e përdorin teknologjinë për të dhënë mesazhe, e përdorin hapësirat që ekziston te njeriu për t’i dhënë ato. Nuk mendoj se telefoni dhe televizioni është i dëmshëm për njerëzit që i kanë formuar bindjet e tyre të ndryshme në jetë.
Sigurisht që ka një pjesë të shoqërisë, që janë fëmijët dhe adoleshentët, të cilët janë të virgjër në këtë aspekt. U takon prindërve dhe mësuesve që duhet t’i ndihmojë ata, që janë shumë të influencueshëm këta të fundit.