Psikologia Bona Miekley jep alarmin: Mos i nënvlerësoni shenjat e para të ankthit apo dhe stresit

Situata po kthehet shqetësuese sa i përket personave që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor.

Për “Ora News” në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, psikologia Bona Miekley u shpreh se në shoqërinë tonë të gjithë njerëzit mund të kalojnë në një situatë të vështirë, ku nga një stres i thjeshtë, nëse lihet pa trajtuar mund të kalohet në një traumë më të rëndë psikologjike.

“Dhe gjendja e atij personi bëhet si një ajsberg. Ne shikojmë majën, por pjesa më e madhe e tij është nën ujë dhe e padukshme. Dhe në këto raste, ne shikojmë vetëm disa sjellje, jo të plotë panoramën, ku njerëzit ose janë pasivë ose janë agresivë. Është e rëndësishme që një stres apo një ankth nuk duhet të jenë gjëra tabu për trajtimin e tyre”, theksoi ndër të tjera psikologia Bona Miekley.

EMISIONET