Pse janë të palumtur shqiptarët? Tushi: Dhuna në familje, emigracioni, janë disa shkaqe...
“Raporti Global i Lumturisë 2024” ka renditur Shqipërinë në vend të 87-të mes 143 vendeve në total të marra në analizë. Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar Shqipëria ka rënë me 4 pozicione dhe kjo pasi renditjes këtë vit i janë shtuar shtete të reja.
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News" për të folur se pse shqiptarët janë të palumtur ishte sociologu Gëzim Tushi.
"Natyrisht, shqiptarët kanë një kohë të gjatë që nuk e kanë ndjerë veten të lumtur, as individualisht e as nga pikpamja sociale. Kjo është një fatkeqësi sociale e cila na ka shoqëruar për një kohë të gjatë, qoftë gjatë perudhës së Komunizmi ku nën shteti totalitar doemos treguesit dhe indekset e lumturisë kanë qenë të kufizuara sepse dhe vetë koncepti i lumturisë ishte koncept ideologjik. Mesa duket edhe gjatë kësaj periudhe 33-vjeçare të tranzicionit përsëri kuotat apo indikatorët e lumturisë nuk janë stabilizuar dhe njerëzit përsëri ndihen të palumtur, kjo është e matur me disa tregues sikurse janë: Niveli i varfërisë, niveli i kriminalietit, emigracioni i lartë, dhuna në familje, dhuna mbi gratë. Pra janë disa komponentë, disa faktorë që kanë ndikuar në këtë situatë. Ne kemi rënie me 5 shkallë, kuptohet që disa faktorë janë përkeqësuara", u shpreh ai.