E RËNDË NË TIRANË/ Me 1 kg kokainë në makinë, i jep gaz në drejtim të patrullës, por qëllohet me armë zjarri nga policët

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë, në zonën pranë Lidhjes së Skrimtarëve, në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Gjatë një operacioni për arrestimin e një trafikanti droge (i cili po transportonte 1 kg kokainë) në momentin e ndalimit nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë shpejtësi mjetit të tij, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë në vetëmbrojtje ka qëlluar dhe e ka plagosur trafikantin, i cili më pas është dërguar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe Prokuroria ndërkohë kanë rrethuar zonën me shiritë dhe po bëjnë veprimet.

E RËNDË NË TIRANË/ Me 1 kg kokainë në makinë,
Foto nga vendi i ngjarjes
E RËNDË NË TIRANË/ Me 1 kg kokainë në makinë,
Vendi ku ndodhi ngjarja

EMISIONET