Prokuroria heton “ECO-ELB” për djegien e mbetjeve, bashkitë ndryshojnë kushtet e kontratës. Hiqet incenerimi, por rritet çmimi për shërbim

Prokuroria heton “ECO-ELB” për djegien e mbetjeve,

Një lëvizje juridike që synon ndryshimin e kushteve të kontratës me “ECO-ELB”, është kryer nga bashkia e Elbasanit, pasur kjo dhe nga 7 bashkitë e tjera të Qarkut të Elbasanit, Prenjas, Peqin, Cërrik, Belsh, Gramsh, Librazhd dhe Rogozhinë.

“Ora News” ka mësuar se që prej muajit Maj 2025, e në vijim bashkia e Elbasanit përfshirë dhe bashkitë e tjera të Qarkut Elbasan, kanë vendosur të amendojnë kontratën me shoqërinë aksionere “ECO-ELB”, duke ndryshuar çmimin e pagesës dhe kriteret e shërbimit kontraktual.

Me ndryshimin e ri të kontratës, 8 bashkitë nga muaji qershor 2025 e në vijim nuk do kryejnë pagesa drejt “ECO-ELB”, për shërbimin e incenerimit. Duke bërë që ky shërbim tashmë të hiqet totalisht nga zërat kontraktualë.

Lëvizja e bashkive vjen në një kohë kur prokuroria e Elbasanit ka thelluar hetimet ndaj disa prej drejtorëve Juridikë, shefave të financës të 8 bashkive dhe zyrtarëve të shoqërisë aksionere “ECO-ELB”.

Në kontratën e re të përpiluar nga bashkia e Elbasanit, pagesat do kryhen vetëm për shërbimin e pranimit të mbetjeve urbane, grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane.

Në kontratën e re është hequr totalisht shërbimi i incenerimit të mbetjeve urbane.

 

Prokuroria heton “ECO-ELB” për djegien e mbetjeve,
Kontrata e re

 

Por pavarësisht se tashmë në kontratë ky shërbim nuk ekziston, sërisht kostoja financiare e trajtimit të mbetjeve është rritur.

Kjo pasi siç mëson gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, përmes një mbledhje të zhvilluar në 9 Maj 2025 mes anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqërisë Aksionere “ECO-ELB”, çmimi nga 25 mijë lekë për ton të trajtimit në 4 shërbime të mbetjeve urbane, tashmë është bërë në 26 mijë lekë për ton, duke parashikuar shërbim vetëm për 3 komponentët, pranim, grumbullim dhe trajtim.

Të 8 bashkitë kanë ndryshuar kontratën, duke mos pranuar të paguajnë shoqërinë aksionere që administrohet nga Leli Kraja, për shërbimin e incenerimit të mbetjeve urbane.

Me kushtet e kontratës së re, hiqet incenerimi, por nga ana tjetër ritet çmimi me 100 lekë për kryerjen e shërbimit për 1 ton mbetje urbane, duke shkuar përfundimisht në 2600 lekë.

 

Prokuroria heton “ECO-ELB” për djegien e mbetjeve,
Vendimi për rritjen e çmimit

 

Ndryshe nga vitet 2022, 2023, 2024 dhe në 5 muajt e 2025, bashkitë e qarkut të Elbasanit kanë paguar nga buxhetet e tyre publike miliarda lekë për shërbimin e incenerimit “Djegies” të mbetjeve Urbane, ky shërbim rezulton të mos jetë kryer për shkak se impianti i inceneratorit nuk ka punuar për një kohë relativisht të gjatë.

Prokuroria heton “ECO-ELB” për djegien e mbetjeve,
Kontrata e vjetër

Vendimi për rritjen e çmimit është firmosur nga Kryetarët e bashkive Elbasan, Gledian Llatja, bashkisë Belsh, Arif Tafani, bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, bashkisë Gramsh, Besion Ajazi, bashkisë Cërrik, Andis Salla dhe bashkisë Prrenjas, Nuri Belba.

Prokuroria heton “ECO-ELB” për djegien e mbetjeve,

Pikërisht për këto pagesa të pajustifikuara dhe që janë shtrirë për një periudhë kohore 3 vjet e 5 muaj, janë bërë shkak i hapjes së një dosje hetimore në prokurorinë e Elbasanit, e cila ka thelluar verifikimet për akuzën e Shpërdorimit të detyrës dhe “Menaxhimit të mbetjeve”.

Në prokurori janë marrë në pyetje punonjësit e shoqërisë “ECO-ELB”, ndërsa javën e kaluar dhe këtë javë vijojnë të merren në pyetje zyrtarë të 8 bashkive të qarkut Elbasan, të cilët kanë pasur marrëdhënie kontraktuale dhe pagesa nga buxhetet e tyre me kompaninë “ECO-ELB”.

EMISIONET