Policia jep informacion zyrtar mbi arrestimin e të riut për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve në Sarandë

Policia ka reaguar në lidhje me arrestimin e një 28-vjeçari për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve në Sarandë.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes forcat e policisë kanë ndaluar shtetasin Sofokli Baxheri, 28 vjeç, banues në Sarandë.

Ndaj tij Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

28-vjeçari është arrestuar si person i dyshuar se ka dijeni në lidhje me ngjarjen.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, të kryera nga grupi i posaçëm i DVP Vlorë dhe i Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në lidhje me kallëzimin e familjarëve të shtetasve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, për humbjen e kontakteve me këta shtetas, që prej datës 06.04.2023, është arrestuar shtetasi Sofokli Baxheri, 28 vjeç, banues në Sarandë”, njoftoi policia.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Vijojnë hetimet e thelluara, në drejtimin e Prokurorisë, për sigurimin e provave, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e shtetasve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, për gjetjen e shtetasve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia sarandë sofokli baxheri

EMISIONET