Topi i Artë 2026/ Lamine Yamal favoriti kryesor, Mbappe jashtë podiumit pas një sezoni rekord...

Topi i Artë 2026/ Lamine Yamal favoriti kryesor, Mbappe jashtë

Pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, tashmë është publikuar renditjen përfundimtare të favoritëve për fitimin e Topit të Artë, duke marrë parasysh paraqitjet individuale, ndikimin te skuadra dhe jehonën mediatike gjatë gjithë sezonit.

Në krye të listës është ngjitur Lamine Yamal, ndërsa Kylian Mbappe mbetet jashtë podiumit pavarësisht se ishte golashënuesi më i mirë në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës.

15. Jude Bellingham (Real Madridi)

Mesfushori anglez hyn për herë të parë në Top 15 falë një Botërori fantastik, ku shënoi shtatë gola dhe udhëhoqi Anglinë në disa ndeshje vendimtare. Megjithatë, sezoni i tij me klubin nuk ishte i mjaftueshëm për një renditje më të lartë.

14. Joao Neves (Paris Saint-Germain)

Edhe pse nuk shkëlqeu në Kupën e Botës, ai mbetet në listë falë rolit të rëndësishëm që pati te fituesi i Ligës së Kampionëve.

13. Rodri (Manchester City)

Fituesi i çmimit si lojtari më i mirë i Kupës së Botës ngjitet në renditje, por sezoni me Manchester Cityn nuk ishte në nivelin e vitit 2024 për shkak të lëndimeve dhe mungesës së vazhdimësisë.

12. Luis Diaz (Bayern Munich)

Kolumbiani humbi terren pas eliminimit të hershëm të Kolumbisë në Kupën e Botës.

11. Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain)

Sezoni i shkëlqyer me klubin nuk mjaftoi për të hyrë në Top 10, pasi Gjeorgjia nuk mori pjesë në Botëror.

10. Lionel Messi (Inter Miami)

Messi rikthehet në Top 10 falë një tjetër Kupe të Botës të jashtëzakonshme, ku udhëhoqi Argjentinën deri në finale. Sipas mediave të shumta, ai madje meritonte të shpallej lojtari më i mirë i turneut.

9. Ousmane Dembele (Paris Saint-Germain)

Fituesi aktual i Topit të Artë bie në renditje pas një sezoni jo plotësisht bindës dhe eliminimit të Francës në gjysmëfinale.

8. Erling Haaland (Manchester City)

Norvegjezi riktheu formën në Kupën e Botës dhe ndihmoi Norvegjinë të arrinte çerekfinalen, duke përmirësuar ndjeshëm pozicionin e tij.

7. Declan Rice (Arsenali)

Mesfushori anglez zhvilloi një sezon të shkëlqyer me klubin, por në Botëror u ndikua nga problemet fizike dhe sëmundja.

6. Pedri (Barcelona)

Pavarësisht suksesit të Spanjës, Pedri humbi vendin e titullarit në fazën vendimtare të turneut, gjë që ndikoi në renditjen e tij.

5. Vitinha (Paris Saint-Germain)

Njëri prej favoritëve gjatë sezonit bie në vendin e pestë pas një Botërori zhgënjyes me Portugalinë.

4. Kylian Mbappe (Real Madridi)

Mbappe ishte golashënuesi më i mirë në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës, por mungesa e trofeve me klubin e la jashtë tre vendeve të para.

3. Harry Kane (Bayern Munich)

Sulmuesi anglez ishte një nga favoritët kryesorë, por dështimi i Anglisë në fazën finale të Botërorit ndikoi negativisht në garën për Topin e Artë.

2. Michael Olise (Bayern Munich)

Francezi zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm dhe ishte asistuesi më i mirë i Kupës së Botës, por eliminimi i Francës në gjysmëfinale ia zbehu shanset për vendin e parë.

1. Lamine Yamal (Barcelona)

Talenti spanjoll mbyll sezonin si favoriti kryesor për Topin e Artë 2026. Edhe pse statistikat e tij në Botëror nuk ishin marramendëse, ndikimi në lojën e Spanjës dhe triumfi në Kupën e Botës e kanë vendosur në krye të renditjes, duke e bërë favoritin kryesor për çmimin më prestigjioz individual në futboll.

EMISIONET