Pogradec, zjarri përshin pyllin e fshatit, zjarrfikësit dhe punëtorët në “luftë” me flakët

Një tjetër vatër zjarri masive prej 2 ditësh ka përfshirë një sipërfaqe pylli në fshatin Osnat njësia Dardhas, në zonën e quajtur Qafë Panjë, në Pogradec.

Prej dy ditësh punonjës të pyjores, zjarrfikës dhe punëtorë shërbimesh po punojnë për fikjen e vatrës së zjarrit.

Ndërkohë, këtë pasdite është arritur të izolohet një pjesë e tij.

Vatra vijon aktive dhe puna do të vijojë deri në fikjen e zjarrit, por terreni i thyer e bën edhe më të vështirë ndërhyrjen.

Pogradec, zjarri përshin pyllin e fshatit, zjarrfikësit dhe

EMISIONET