Strehimi në “Rama 3”: 1 mln lekë për familjet e reja për blerje shtëpie dhe 2000 banesa sociale në vit

Strehimi në “Rama 3”: 1 mln lekë për familjet e reja

Në programin e ri të qeverisë “Rama 3”, parashikohet që strehimi, sipas tyre, të jetë si një instrument që fuqizon ekonomikisht familjet dhe nxit zhvillimin social duke përmirësuar kushtet e jetesës për shtresat më në nevojë.

Kështu parashikohet mbështetja për programet e strehimit social duke adresuar siç duhet nevojën e familjeve të reja për strehim dhe duke u krijuar të rinjve më shumë mundësi e siguri në krijimin e familjes dhe ndërtimin e të ardhmes në vendin e tyre.

Familjeve të reja do t’u ofrohet 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.

Në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike, do të ndërtohen rreth 2000 banesa sociale në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria.

Programi nis brenda vitit 2022 me një fond 100 milionë euro të Bankës Evropiane të Investimeve.

Do të rritet numri i grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetit rom e egjiptian si përfitues prioritarë të programit social për strehimin.

EMISIONET