Flet shoferi i makinës Porche që urbani i Unazës e mori sot përpara: Isha në makinë me vëllain tim...

Flet shoferi i makinës Porche që urbani i Unazës e mori sot

Ka reaguar edhe shoferi i makinës Porche që u përfshi në aksidentin e sotëm ku një urban Go Green mori përpara disa makina duke lënë pas 10 të plagosur.

Toldi Aleksi, i cili ishte me Porche dhe që u përfol ne medie sikur i preu rrugën urbanin, rezultoi nga video se nuk kishte faj për aksidentin, por u godit nga pas nga urbani.

Ai shkruan se ishte me të vëllanë në makinë dhe fatmirësisht kanë dalë pa dëmtime fizike, por vetëm dëme materiale.

“Shqiperia doli nga komunizmi por komunizmi nuk paska dal nga gjaku i shqiptarit! Sot ne aksidentin me autobuzin e unazes ne Porsche isha une me tim vella dhe fal Zotit dolem pa demtime fizike por vetem deme materiale.  Kam lexuar komentet dhe falenderoj te gjithe personat qe shohin te verteten ashtu sic ishte e nuk na “kryqezuan” per shkak te makines ashtu sic beri nje pjese tjeter me mallkime e shfryrje. Persa i perket makines, ajo makine eshte nje e mire materiale e siguruar nga puna e ndershme, nga djersa, lodhja, ankthi, presioni, frika e deshtimit e te gjithe komponentet qe duhen per te arritur suksesin!

Me vjen keq per te gjithe ata qe nuk munden ti pershtaten ketij sistemi dhe kan ngelur ne te shkuaren qe as nuk e kan jetuar. Asgje ne kte jete nuk eshte rastesi, eshte fuqia e deshirave dhe endrrave per tja dale dhe mbi te gjitha SAKRIFICA! Uroj te gjithe te demtuarve te marin veten sa me shpejt dhe te tilla fatkeqsi mos te riperseriten. Faleminderit Zot!”

EMISIONET