“Plumbi i Artë” qëllon edhe ish-shefin e krimeve në Elbasan. 2.4 vite burg për Leonard Palushin
Gjykata e Posaçme dënon me 2 vite e 4 muaj burg Leonard Palushin, ish-shefin e krimeve në policinë e Elbasanit.
Palushi u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa u gjet fajtor për akuzën e korrupsionit. ish-zyrtari i lartë i Policisë ndihmonte Erion Alibejn, të arrestuar si drejtues i një grupi kriminal që vepronte në Elbasan.
Palushi u vu në prangat e policisë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit që pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale.
Referuar hetimeve ka rezultuar se arma me të cilën u vra Emiljano Ramazani në gusht të vitit 2020, u vendos qëllimisht në një servis në Peqin me qëllim përplasjen e dy grupeve kriminale që skishin lidhje me ngjarjen.