Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, ish-Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë lihet në burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2023, 18:39
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-sekretares së përgjithshme se ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialistes së nivelit të lartë Laura Shteto.
Ish zyrtarët do të vijojnë të qëndrojnë në qeli pasi Gjykatat e Posaçme kanë caktuar masën arrest me burg.
Disa ditë më parë SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatë çështjen, duke i marrë të pandehura dy ish zyrtaret.