Përplasi këmbësoren dhe një automjet, prangoset Albert Lagji, ish-drejtor i doganës së Fierit

Ish-drejtori i Doganave në Fier është arrestuar në Vlorë. Albert Lagji u arrestua pasi shkaktoi dy aksidente të hënën, dhe në të dyja ai iku nga vendi i ngjarjes. Mësohet se Lagji ka qenë në gjendje të dehur gjatë kohës së aksidenteve, ndërsa ndaj tij do të rëndojnë 3 akuza.

Policia e Vlorë ka vënë në pranga ish-drejtorin e Doganës së Fierit, i cili shkaktoi të hënën dy aksidente të njëpasnjëshme.

Albert Lagji, 46 vjeç, ditën e hënë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti” në Vlorë, ka aksidentuar një këmbësore 66 vjeçe dhe është larguar me shpejtësi duke e lënë atë në rrugë.

Ndërkohë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes ai është përfshirë në një tjetër aksident.

Ish-drejtori i Doganës ka përplasur me automjetin e tij makinën tip “Peugeot” që drejtohej nga një 63 vjeçar.

Të dy personat e aksidentuar nga Albert Lagji përfunduan në spital me plagë të shumta, ndërsa ai u largua për tu arrestuar të martën.

Mbi 66-vjeçarin e arrestuar janë referuar në prokurorinë e vlorës 3 akuza, si “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Përplasi këmbësoren dhe një automjet, prangoset Albert

EMISIONET