Përfshihet nga flakët mjeti në bypassin Mbrostar - Levan, shpëton drejtuesi

Një automjet tip Nissan Qashqai me targa 875 YM është përfshirë nga flakët në bypassin Mbrostar -  Levan afër spitalit Memorial turk.

Mjeti po shkonte në drejtim të Vlorës.

Fatmirësisht nuk ka viktima. Zjarri dyshohet të ketë qënë aksidental.

Në automjet udhëtonte vetëm drejtuesi i mjetit , pohojnë burime policore që ndodhen në vendngjarje.

"Rreth orës 18:20, në bypass_in e Fierit, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "Nisan" me drejtues shtetasin A. B. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet," njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET