"I apasionuar pas luksit dhe makinave të shtrenjta"/ Arrestohet për ndihmë në vr*sjen e Renato Hoxhajt, dalin PAMJE të jetës së Erlis Mehmetit

"I apasionuar pas luksit dhe makinave të shtrenjta"/ Arrestohet

 Personi në foton e mësipërme është Erlis Mehmeti i arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në Vlorë. Nga fotot duket se Mehmeti është përdorues i makinave të luksit.

Sipas informacioneve, Policia e Vlorës identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi ndërsa nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar Mehmenti-autorit para krimit. Automjetit gjithashtu rezulton se i ishin ndryshuar targat.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale, të arrestuarit i është sekuestruar një celular, brenda të cilit janë gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin, teksa dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.

EMISIONET