Pedagogu shqiptar që jeton në Turqi: Familja me 7 anëtarë e mikut u shua nën rrënoja

Pedagogu shqiptar që jeton në Turqi: Familja me 7 anëtarë e

Betim Truçi, prej mëngjesit të së hënës i ka të ka të shpeshta telefonatat me familjarë e miq që ndodhen në Turqi.

Interesohet për jetën e tyre.

"Jemi në komunikim me familjarët tanë, me njerëz të cilët kanë nevojë".

Është pedagog në universitetin shtetëror të Bursës dhe e ka ndërtuar familjen në atje.

Dramën e nisur më 6 shkurt po e përjeton në Tiranë.

"Ishte ora 4:30 e mëngjesit, e mora informacionin nga miq dhe shokët të cilët ishin në atë zonë. Ishin mjaft të tronditur."

Familja e tij është mirë, por ndër miq ka nga ata që tërmeti u ka marrë jetën.

Humbi një mik të ngushtë që u shua bashkë me famijen 7 anëtarëshe.

"Ka shumë të plagosur nga miq, nga shokë. Dhe një myfti i një qyteti që unë e kam njohur, e kam pasur në klasë është gjetur nën rrënoja bashkë me familjen e tij prej shtatë vetash."

Këto ditë që ndodhet në Shqipëri bashkë me të njohur është angazhuar të jetë afër njerëzve të prekur nga tërmeti me lutje e ndihma.

"Lutjet janë prezente në çdo moment sepse pa fuqinë e atij që na ka krijuar është e pamundur që të përballohet kjo fatkeqësi. E ndjejmë si detyrim sa njerëzor, shpirtëror por edhe mes dy shteteve. Shqipëria ka qenë ndoshta nga të parat që ka dërguar ekipet e shpëtimit. Miku i mirë duhet në kohë të vështirë."

Thotë se në Turqi ekipet e kërkim-shpëtimit janë në luftë të ashpër me kohën por shteti do ja dalë të ngrihet sërish.

"Turqia nuk është një shtet i vogël që nuk e përballon këtë fatkeqësi. Turqia është një shtet i madh dhe ka bërë investime kolosale në këtë pikë. Por kjo nuk do të thotë se Turqia nuk ka nevojë nga jashtë. 24 orëshi i parë është në luftë ne kohën dhe në këtë aspekt duhet ndihma."

Në Turqi janë miliona shqiptarë, por për fat të mirë shumica e tyre jetojnë larg zonave të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

termeti ne turqi betim truci

EMISIONET