Pedagogu Edison Balla: Problemet e arsimit të mbartura. Të ndryshohet qasja

Pedagogu Edison Balla i ftuar në emisionin “Epiqendër” Ora News të moderuar nga gazetarja Sonila Musai u shpreh se arsimi sidomos ai publik në Shqipëri dihet që ka problematikat e veta që as nuk kanë lindur sot dhe as nuk mund të zgjidhen sot.

“Pra janë problematika të mbartura, sepse arsimi nuk ka marrë as fokusin që duhet të merrte as  nuk i është kushtuar rëndësia që i takonte arsimit si e mirë publike si dhe sektori më prioritar i çdo shoqërie”, u shpreh ai.

Nisur nga këto premisa, pedagogu Balla tha duhet të ndryshohet qasja që të ndryshojë dhe cilësia.

sonila musai edison balla

EMISIONET