Tritan Shehu: Të shtohen universitetet paralele për Mjekësi, dhe të rriten kuotat për mjekët e rinj 

Ish-Ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet i Partisë Demokratike Tritan Shehu i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News të moderatores Sonila Musai deklaroi se duhet të shtohet numri i mjekëve që mbarojnë Fakultetin e Mjekësisë dhe kjo nuk zgjidhet duke pasur një fakultet mjekësie publik.

Ai gjithashtu tha se ka kaluar koha jo ka ardhur që Shqipëria të ketë edhe universitete të tjera paralele duke filluar që nga Durrësi që nga Shkodra dhe diku tjetër pastaj.

Sipas tij, Mali i zi që ka më pak se 1 milion banorë ka tre fakultete mjekësie publike.

“Pra detyrimisht kjo çështje nuk bëhet monopol dhe do të rrisë konkurrencën”, theksoi Shehu.

tritan shehu sonila musai

EMISIONET