PD dhe Vetëvendosje depozitojnë provat në KAS për manipulim dhe blerje votash
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pritet që të mblidhet sot për të shqyrtuar ankesave e PD-së dhe kandidatit të pavarur të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e PD i kërkuan KAS që të administrojnë provat e paraqitura sot nga blerja e votave, ndikimi tek administrate apo shpërndarja e lejeve të legalizimeve.
PD ka paraqitur provat e saj për kërkesën për të shpallur pavlefshmërinë dhe për të ripërsëritur zgjedhjet në qarkun e Beratit.
PD akuzon se drejtues të PS në Berat bashkëpunuan me persona me rekorde të theksuara kriminale.
Ndërkohë, nga ana tjetër Lëvizje Vetëvendosje ka vazhduar me dokumentimin e metodave të tjetërsimit të votës, ku subjekti me numër 13, sipas tyre mbulohej kur dilte para ekranit të numërimit.
Sipas LVV-së, si një fenomen i përhapur në masë, kjo ka qenë pjesë e një plani të manipulimit të vullnetit të qytetarëve për të nxjerr jashtë loje kandidatët e pavarur.
"Vëzhguesit e kandidatëve të pavarur të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje kanë identifikuar në masë këtë mënyrë “numërimi” votash, ku katrori i subjektit zgjedhor me nr. 13 mbulohej gjatë gjithë kohës sa shfaqej fleta e votimit në ekranin e tavolinave të numërimit. Kjo metodë “numërimi” është në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe Udhëzimeve të KQZ-së. Duke mbuluar katrorin e subjektit zgjedhor me numër 13, nuk lejohet të kuptohet nëse në atë katror ka patur ose jo një “X”.
Si fenomen i përhapur në masë, le të kuptohet se ka qenë pjesë e një plani të manipulimit të vullnetit të qytetarëve për të nxjerr jashtë loje kandidatët e pavarur. Më poshtë, evidentimin e kësaj shkeljeje e kemi ilustruar edhe me disa shembuj me fotografi, të cilët janë depozituar edhe në KQZ/KAS si pjesë e ankesës tonë zyrtare."
-
-
-
Defender21, Rama poston foto nga stërvitja në Vlorë
14 Maj, 09:04




