Tri vrasje në tri javë, Shefi i hetimit në Elbasan bëhet “kokë turku”

Tri vrasjet në harkun e tre javëve që tronditën qytetin e Elbasanit dhe shkundën policinë lokale.

Shefi i hetimit të Krimit në drejtorinë e qarkut u bë “kokë turku”.

Gjon Gecaj, i cili mbante këtë detyrë është larguar nga pozicioni dhe është transferuar në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Lezhë.

Në krye të hetimit të krimit në Elbasan është emëruar Krenar Guçe.

Ai më herët ka qenë shef i sektorit antidrogë në drejtorinë e policisë Tiranë dhe se fundmi oficer në sektorin e Krimeve të Rënda.

Tre krimet e fundit në Elbasan kishin motive dhe dinamika të ndryshme, ku në të gjitha rastet rol kanë edhe strukturat e policisë.

Më 21 prill, në pikun e fushatës elektorale në Elbasan ku u vra Pjerin Xhuvani, krim që pasoi një përplasje motive të konsideruara politike.

Viktima ishte një eksponent lokal i partisë Socialiste në qytet, ndërsa për vrasjen është arrestuar, ish-efektiv i RENEA-s, Arbër Papleka, pjesë e strukturës së Demokratike për mbrojtjen e votës.

Më 6 maj, 54 vjeçarja Liljana Buzo u ekzekutua nga bashkëshorti i saj pranë Gjykatës së Elbasanit ku ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje.

Burri i akuzuar dhunues Koço Buzo u arrestua vetëm pasi institucionet e drejtësisë e Policia dështuan ta mbrojnë.

Pasditen e 11 prillit, Elbasani u trondit sërish.

41 vjeçari Everest Çaka, u ekzekutua në një atentat mafioz në sy të gruas e cila po ashtu mbeti i plagosur.

Autorët u larguan nga vendngjarja dhe deri më tani policia nuk ka asnjë të dyshuar në pranga.

Hetimet për këtë rast janë edhe më komplekse.

Pistat shtrihen nga konfliktet e së shkuarës të viktimës deri tek përplasjet mes bandave për drogën.

 

 

EMISIONET