VIDEO/ Tronditet sërish Shkodra, shpërthen tritoli në lokalin e 65-vjeçarit
Nga Bepin Kolvataj Përditësimi i fundit 24 Prill 2023, 08:46
Shkodra nuk gjen qetësi nga atentatet dhe mesazhet me tritol të krimit.
Një i tillë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në zonën e Fermentimit në Shkodër.
Lënda plasëse, mësohet se i është vendosur lokalit në pronësi të shtetasit F.K, rreth 65 vjeç.
Gazetari Bepin Kolvataj bën me dije po ashtu se nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.




