PAMJET/ Raportohen të shtëna në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 14:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku dyshohet se një person ka rënë viktimë e të shtënave me armë zjarri.
Pas njoftimit për ngjarjen, forcat policore kanë ndërmarrë një operacion të shpejtë, duke ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit për të identifikuar autorin e krimit dhe për të siguruar informacion të mëtejshëm.

Hetimet janë në vazhdim, dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Syri.net

