PAMJET/ Me kokainë me 3 yje në mes të Tiranës, djali i ish-kryebashkiakes së Shijakut dhe dy shokët e tij në "burg me afat"

Andri Dema, Genis Mustafa dhe Robert Domi, kanë dalë para gjykatës së Tiranës, ku janë njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që kërkoi përfaqësuesi i akuzës.

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg me afat” për të 3 të arrestuarit.

Konkretisht, për Genis Mustafën 40 ditë afat, për Andrea Demën dhe Robert Domin 30 ditë.

Në kuadër të operacionit "Three stars", policia e e Tiranës më 31 gusht arrestoi tre të rinjtë, të cilët ishin në një automjet, ku ndodhej sasia e kokainës e cilësisë së lartë prej 1 kg e 52 gramësh

Arrestimi i tyre është mundësuar nga policia në rrugën “Vangjush Furrxhi”, teksa të rinjtë kishin mbërritur nga Shijaku në Tiranë, për të dorëzuar sasinë e drogës.

Një veprim të tillë dyshohet se tre personat e kanë kryer disa herë, duke shitur lëndën narkotike në zonën e Rrugës së Durrësit, rrugës “Myslym Shyri”, në ish-bllok dhe në zonën e “21 dhjetor”.

Robert Domi, njëri nga tre persona e arrestuar nga policia e Tiranës me një sasi kokaine të cilësisë së lartë, rezulton të jetë djali i ish-kryetares së Bashkisë Shijak, Shpresa Domi, e cila ka drejtuar nën siglën e flamurit të PS-së në një mandat qeverisës.

PAMJET/ Me kokainë me 3 yje në mes të Tiranës, djali i
Në foto: Ish-kryetarja e Bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi

robert domi genis mustafa andri dema

EMISIONET