PAMJET/ Kapet hajduti i i ilaçeve në Tiranë. Prezantohej në farmaci si punonjës i depove farmaceutike
Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. K.XH., 34 vjeç banues në Tiranë është autori i dyshuar i disa vjedhjeve në farmaci të ndryshme të kryeqytetit ditët e fundit.
Shtetasi K.XH., shkonte në këto farmaci dhe prezantohej si punonjës i depove farmaceutike. 2 prej vjedhjeve të 34 vjeçarit janë të dokumentuara me prova ligjore. Ai duket teksa merr disa produkte farmaceutike edhe nga pamjet e sigurisë.
Në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore është bërë i mundur identifikimi i autorit dhe arrestimi i tij. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga K.XH.