Operacionalja kap një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar në Durrës, 26-vjeçari do të ekstradohet në Itali

Drejtoria e Forcës së Posaçme të Operacionles arrestoi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit një shtetas 26-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

K.K., u arrestua si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

26-vjeçari i ishte caktuar masa e “Arrestit në burg” nga autoritetet italiane për veprën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja”.

Operacioni, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u zhvillua nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale.

I akuzuar nga autoritetet e Italisë, si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 26-vjeçari.

Si rezultat i aksioneve intensive gjurmuese dhe lokalizuese për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja”.

Gjatë operacionit, në Durrës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. K., 26 vjeç.

Autoritetet në Itali i kanë caktuar 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, sipas përcaktimeve të Kodit Penal të Italisë.

Shtetasi K. K. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar dhe ka shitur në Itali, lëndë narkotike të ndryshme.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi.

Operacionalja kap një shtetas të shpallur në kërkim

EMISIONET