Nuk riparonte automjetet për të cilat paguhej/ Në pranga pronari 37-vjeçar i një servisi në Astir, policia sekuestron 5 makina

Nuk riparonte automjetet për të cilat paguhej/ Në pranga pronari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar, pronar i një servisi automjetesh në zonën e Astirit, i dyshuar për mashtrim.

37-vjeçari  ka marrë pagesa për riparimin e automjeteve pa kryer shërbimin, ndërsa në disa raste ka tentuar edhe t’i shesë automjetet që i ishin lënë në servis. Deri më tani policia ka dokumentuar 6 raste dhe janë sekuestruar 5 automjete.

Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, operacioni i koduar “Skema”.

Arrestohet pronari i një servisi automjetesh në Astir, për mashtrim.

Dokumentohen 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale, të kryera nga ky shtetas.

I arrestuari, përveçse nuk ka riparuar automjetet për të cilat është paguar, në disa raste ka tentuar t’i shesë ato.

Sekuestrohen nga ambientet e subjektit, 5 automjete, të cilat iu lanë në ruajtje pronarëve të tyre.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa qytetarëve, se nuk kishin iu ishin riparuar automjetet, pavarësisht se i kishin paguar paratë, pronarit të një subjekti në këtë fushë, në zonën e quajtur “Astiri”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Skema”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, M. H., 37 vjeç, si dhe u dokumentuan 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Përveç mashtrimit, nga hetimet dyshohet se në disa raste, 37-vjeçari ka tentuar të shesë automjetet që i ishin lënë për riparim.

Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera në këtë fushë, që mund të ketë kryer shtetasi M. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET