Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (29-30 Janar)


Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Rajoni i Mesdheut do të mbetet nën kushte të paqëndrueshme.

Ndërkohë, Europa Lindore dhe rajoni i Balltikut do të përjetojnë reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta.

Ishujt Britanikë dhe brigjet e Egjeut paraqiten me reshje shiu dhe erë të fortë, ndërsa pjesa më e madhe e Europës Qendrore do të jenë me mot të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja paraqitet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore, më të fokusuara në Jug dhe Juglindje.

Në mbrëmje pritet përmirësim gradual, duke mbetur reshje vetëm në skajin juglindor. Temperaturat luhaten nga 2°C deri në 17°C.

Era fryn nga Veriperëndimi, mbi 45 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme . Cikloni i Islandës do të përkeqësojë motin në Ishujt Britanikë. Po ashtu, gadishulli Iberik dhe skaji juglindor i Europës pritet me reshje intensive.

Ndërsa një pjesë e Ballkanit, gadishulli Apenin dhe Europa Perëndimore do të dominohen nga kushte më të qëndrueshme.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.

Sipas MeteoAlb, Mot i paqëndrueshëm, pritet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore, më të dukshme në Jug dhe Juglindje.

Pasditja sjell alternime kthjellimesh, ndërsa Juglindja mbetet me reshje të izoluara dëbore. Temperaturat luhaten nga 1°C deri në 18°C. Era fryn nga Veriu, mbi 35 km/h, me dallgëzim 2 ballë.

EMISIONET