Ngjarja e rëndë e Dobraçit/ RENEA kontrolle në Shkodër pranë banesave të fisit Bajri

Forcat Speciale të policisë së shtetit kontrolle në lagjen Dobraç të Shkodrës, ende nuk dihet a ka persona të shoqëruar.

Kontrollet në Shkodër, besohet se lidhen me hetimet për masakrën me 4 viktima në Dobraç.

Masakra e Dobraçit po hetohet nga SPAK, dy persona të dyshuar të përfshirë ndodhen në paraburgim.

Kontrollet e Forcave RENEA po zhvillohen pranë banesave të anëtarëve të fisit Bajri.

Dy të dyshuar si të përfshirë në masakrën e Dobraçit, Sakica e Troshani u vetëdorëzuan për një ngjarje tjetër pak javë më parë.

EMISIONET