Nga përgjysmimi i gjobave tek parkimi pa pagesë, Gështenja: Gjobat 7-fish i pagës synonin mbushjen e arkës së shtetit
Ditën e djeshme është votuar në kuvend për disa ndryshime të Kodit Rrugor.
Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja i ftuar në Ora News tregoi disa nga propozimet e paraqitura dhe të miratuara. Ndryshime pati në shumën e gjobave, postblloqet, parkingjet, leja e qarkullimit.
Lefter Gështenja: Ne kemi propozuar dhe kemi miratuar në Kuvend dje që gjobat nga sot do të jenë 50% më të ulëta. Pra nëse një qytetar nesër gjobitet me 20 mijë lekë, do të paguajë 10 mijë lekë brenda një afati 15 ditor nga 5 ditë që ishte më parë. Pra 15 ditë jo nga marrja e gjobës, por nga hedhja në sistem.
Heqja e postblloqeve rrugore në akset kombëtare. Sot ka postblloqe policie në akse kombëtare, kjo është burim aksidenti. Nuk ndodh në asnjë vend të botës. Do patrullohet dhe menaxhohet me sistem teknologjik: me radare ose makina inteligjente.
Rritja e shpejtësisë në autostrada, pra standardizimi i autostradave.
Kemi sanksionuar dje në kod që 50% e parkingjeve me pagesë në Bashkitë e vendit do të jenë publike. Nëse sot Bashkia e Tiranës ka 50 mijë parkingje me pagesë, me miratimin dje ajo do të ketë 25 mijë parkingje me pagesë. Gjysma do ti kthehet publikut, do të jenë pa pagesë. Banorëve rezidentë të bashkive tu garantohet parking pa pagesë.
Një propozim tjetër është zgjatja e afatit për lejet e qarkullimit për shtetasit shqiptarë apo të huaj që futen provizorisht në Shqipëri që e kanë patur 15 ditë, e kemi shtyrë me 30 ditë.
Një nga ndryshimet që ka bërë kjo mazhorancë është rritja e gjobave tej noramles. Nuk mund të kesh një gjobë në Itali apo Gjermani ku rroga minimale mund të jetë 1200 euro dhe qyettari të gjobitet me 9000 euro. Imagjinoni një qytetar që merr 30-35 mijë lekë në muaj të gjobitet me 7 rroga mujore. A është normale kjo? Unë them jo. Kjo është arsyeja që propozuam të ulej. Unë mendoj që qëllimi ka qënë të mbushej arka e shtetit.