Nga krahasimet me Trump te gjendja mendore, nis hetimin komisioni për shkarkimin e Metës

Nga krahasimet me Trump te gjendja mendore, nis hetimin komisioni për

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka vazhduar punën e këtë të premte, ku ka miratuar planin e hetimit me votën unanime të të gjithë anëtarëve.

Kështu, ky komision nis hetimin parlamentar që ka për detyrë të zbulojë nëse Kreu i Shtetit me veprimet e tij ka kryer apo jo shkelje te renda kushtetuese, që më pas ta largojnë nga detyra.

Komisioni sot diskutoi mbi përgjigjet e marra nga institucionet, lidhur me objektin e komisionit për shkeljet e kryera nga Presidenti Meta para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Socialisti Alket Hyseni iu referua rastit të Shtete të Bashkuara me procedurën e nisur nga Kongresi për shkarkimin në atë kohë të Presidentit Trump.

Madje Komisioni diskutoi edhe veprimet e presidentit, ku anëtari Spartak Braho ka pyetur dy mjekët e pranishëm nëse veprimet Metës të krijojnë përshtypjen se ai shfaqet në gjendje psikologjike.

Diskutimet në Komision:

Hyseni: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos paragjykuar qëndrimin tonë dhe të këtij komisioni.

Murrizi:  Shoh nga përgjigjet e institucioneve, pa dashur t’iu japë zë, ne nuk shoqërojmë njeri me forcë për të ardhur këtu, dhe në fakt as Presidentin, por unë do doja që të kishim këtu në një seancë dëgjimore edhe shefin e SHISH dhe të Policisë së Shtetit. Të mos bëjmë atë lojën e kungulleshkave.

Hyseni: Sa i takon kërkesës për thirrjen në seancë të kreut të Policisë së Shtetit dhe të SHISH, nuk duhet të nxitohemi, ne ju jemi drejtuar me shkresa. Ju ftoj të gjithë anëtarëve se çdo shqetësim që keni, mund ta thoni dhe ju nisim shkresë këtyre institucioneve. Nëse në përgjigje, shohim që informacioni nuk është i plotë, mund të shohim qëndrimin.

Braho: Çështja është kjo; në materialet audio dhe vizive që komisioni disponon në lidhje me deklarimet e presidentit, të krijohet përshtypja se ai shfaqet në gjendje psikologjike dhe karakteriale aspak normale, madje ka formuluar dhe akuza për persona të veçantë, drejtues kryesorë të shtetit, të cilët trajtojnë dhe shfaqen si kapërcime logjike të tija. Pyetja është kjo për dy kolegët mjekë: Këto janë çështje shumë specifike për t’i vlerësuar ne si juristë, prandaj shtroj problemin se si e vlerësoni ju gjendjen psikike të Presidentit?

Hyseni: Nuk është objekt i veprimtarisë së këtij komisioni kjo.

Braho: Ne duhet të hetojmë edhe shkaqet, kjo është logjike. Pra, nëse këto janë veprime të një njeriu të çmendur, se populli ashtu e quan atë, apo janë veprime të një njeriu që është mbërthyer nga emocionet dhe kapërcen. Ne nuk duhet të shmangemi nga analiza e shkaqeve, që e kanë çuar presidentin në këto veprime.

 

EMISIONET