“Ruaju nga zemërimi i të duruarit”, Basha: Të arrestohen autorët e masakrës elektorale, jo cironkat

"Po populli e ka një thënie “Ruaju nga zemërimi i të duruarit.”

Me këtë  shprehje,para demokratëve  të Fierit   Lulzim Basha, paralajmëroi se rruga e tij politike për largimin e qeverisë që sipas tij, bëri ‘masakër elektorale” në  25 prill, janë protestat qytetare. Partia Demokratike ka nisur një betejë ligjore  në Komisionin Qendror të zgjedhjeve e më pas do të shkoje edhe ne Kolegjin Zgjedhor, por Basha, nuk ka besim ndaj këto përpjekje i quan vetëm  konsumim  të instrumenteve politik e ligjor.

"Koha po skadon me shpejtësi që institucionet t'i përgjigjen sfidës që kanë, për t'i arrestuar dhe vënë prapa hekurave autorët dhe urdhëruesit e masakrës elektorale të 25 prillit, jo cironkat.

Por detyra jonë është të konsumojmë çdo hap dhe betejën ta shtrijmë në çdo fushë, ta shtrijmë në çdo rrugë, në çdo qytet e në çdo fshat," tha Basha.

Të dielën Basha ka thirrur kryesinë dhe këshillin kombëtarë, ku do të përballet me kërkesën për dorëheqjen e tij.  Duket se do ta fus partinë në zgjedhje, ndaj kishte këtë mesazh për kritikët e tij.

"Ndaj, le të jemi konstruktiv dhe mendje hapur ndaj çdo ideje mendimi dhe kritike konstruktive. Ju të gjithë jeni eksoficio anëtarë të Kuvendit Kombëtar. Ju e dini fare mirë se pushteti për të zgjedhur ata që ju përfaqësojnë dhe ju drejtojnë kanë qenë në dorën tuaj dhe së shpejti do të jetë prapë në dorën tuaj, vendimi do të jetë i juaji," u shpreh Basha.

Pavarësisht nështrimit të proceseve zgjedhore, Lulzim Basha, duket se është i vendosur të kërkoje sërish drejtimin e Partisë, e kjo duket qartë në mesazhin që iu dha demokratëve  kur ju tha se është detyra ti tij t'i shohë në sy e t’iu thotë  që atë që ka nisur  krah për krah me ta do ta vazhdoje.  

"Por është po kështu detyra ime t’ju them se në këtë betejë keni vetëm një  garanci për sukses, të marrim me vete vullnetin e secilit prej atyre 680 mijë shqiptarëve që na besuan drejtpërdrejt me votë si dhe të qindra, mijëra të tjerëve vota të koalicionit tonë dhe të qindra, mijëra të tjerëve të cilët kësaj radhe u trysnuan dhe u detyruan të qëndrojnë në shtëpi apo të tjetërsojnë votën e tyre," tha Basha në fjalën e tij.

EMISIONET