Nga emocionet te reflektimi/ Hatixhe Lushi flet për traditat që po humbasin
Këngëtarja Hatixhe Lushi ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, moderuar nga Sonila Musai, ku foli për projektet e saj muzikore dhe përvojat në skenë.
Gjatë bisedës, artistja ndaloi edhe tek tema e dasmave shqiptare, duke sjellë një reflektim të sinqertë për ndryshimet që kanë ndodhur ndër vite.
“Përpara, dasmat kishin shumë dashuri, mezi i prisnim që të mblidheshim gjithë fisi e të afërmit.
Tani gjithçka bëhet shpejt, drejt e në lokal.
Unë e martova vajzën time, dhe e ndjeva sa shumë ka ndryshuar atmosfera – dikur kishte më shumë dashuri dhe përkushtim,” –u shpreh Lushi.

