Hatixhe Lushi emocionon në “Epiqendër” me këngën kushtuar të birit

Këngëtarja Hatixhe Lushi ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, moderuar nga Sonila Musai, ku foli për projektet e saj më të reja muzikore.

Gjatë intervistës, artistja ndau me publikun detaje për rrugëtimin e saj artistik dhe emocionet që e shoqërojnë në çdo krijim të ri.

Momenti më i veçantë ishte interpretimi live i këngës së saj më të re, kushtuar të birit, me të cilën ajo përcolli një ndjenjë të thellë dashurie dhe përkushtimi prindëror.

 

EMISIONET