Neurpoediatrja: Po rritet frikshëm numri i fëmijëve autik, çrregullim që nuk i dihen ende shkaqet
E ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës”, Migena Bedeni Kika, Neurpoediatre u shpreh se janë shtuar ndjeshëm lindjet e fëmijëve që vuajnë nga autizmi.
Dhe për këtë fenomen ajo renditi disa prej shkaqeve që shkaktohet kjo.
“Mjekët që merren me këto lloje rastesh pohojnë se ka rritje të këtyre lindjeve. Shifrat që vijnë nga SHBA-të janë me të vërtetë të frikshme, pasi bëhet fjalë për 1 në 36 fëmijë vuan nga spektri i autizmit.
Jo vetëm kaq, por edhe nëse mosha mesatare e diagnostifikimit në SHBA është diku në 4-5vjeç, po shikohen raste që diagnostifikohen në një moshë edhe më të hershme, 12 apo 15 muajsh.
Sigurisht që diagnostifikimi i hershëm bën të mundur edhe rregullimin deri diku të çregullimeve.
Nuk flitet për një sëmundje, jo për një sindromë, por për një çregullim mikrobiologjik. Një çregullim i cili nuk dihet se kush janë shkaqet që shkaktojnë këtë çregullim.
Dimë pasojat e këtij çregullimi, pasi nuk kemi asnjë aparaturë apo analizë që të kapë këtë çregullim”, u shpreh ndër të tjera Neurpoediatrja Migena Bedeni Kika.