Nesër shi dhe shtërngata "mbërthejnë" vendin, ja cila zonë do të preket më shumë

Nesër shi dhe shtërngata "mbërthejnë" vendin, ja

Shqipëria do të përfshihet këtë të enjte nga një mot i paqendrueshëm. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë.

Në orët e mesditës dhe pasdites të ditës së enjte reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore te vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Hera-herës reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje që në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës në lartësinë mbi 1000-1200 metra do të ketë reshje bore më intensitet të ulët, ndërsa në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar. Ndërkohë, valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

EMISIONET