4 orë dëshmi për Veliajn! Abule tregoi transaksionet bankare dhe lejet e marra! Polici që i dha telefonin kryebashkiakut, në SPAK: Frikë nga hakmarrja

Biznesmeni Elman Abule, i njohur si mik i Erion Veliajt, ka dëshmuar për tre orë e 30 minuta në SPAK. Transaksionet bankare, lejet e marra nga “Rametal” dhe marrëveshja për konsulencë me Ajola Xoxën besohet se kanë qenë pjesë e pyetjeve të prokurorëve të posaçëm

Thuajse një javë pasi doli në arrest shtëpie, biznesmeni Elman Abule u thërrit në SPAK. Për 3 orë e 30 minuta i përfshirë në dosjen e Erion Veliajt u pyet nga prokurorët dhe oficerët e BKH-së.

I shoqëruar më avokaten Romina Zano, biznesmeni u pyet mbi pika ku ai shfaqet në marrëdhëniet me kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe shoqërinë e tij “Remetal”.

Veprimtaria e kompanisë, transaksionet bankare dhe element të tjera besohet të kenë qenë pjesë e dëshmisë

Burimet thanë se fillimisht shpjegime tha para agjentëve të BKH-së dhe më pas para prokurorit Ols Dado.

Pas daljes nga SPAK ai nuk dha asnjë koment për gazetaret.

Elman Abule u lirua një javë më parë nga Gjykata e Posaçme e apelit në argumentin e rrethanave familjare.

Prej 12 shkurtit ai qëndronte në burgun 313 si pjesë e dosjes Veliaj-Xoxa.

Rezulton se Ai ka udhëtuar disa herë me Erjon Veliajn, e po ashtu ka përfituar leje ndërtimi prej Bashkisë së Tiranës.

Sipas gjetjeve të SPAK pasi ka marrë lejen në zonën e Kombinatit, Abule ka punësuar gruan e Veliajt, Ajola Xoxën si konsulente financiare, por që ndërtimi nuk është kryer.

Tashmë SPAK ka marrë në pyetje dhe policët që shoqëruan Erion Veliajn në tre seancat e Gjykatës së Apelit, ku kryebashkiaku foli me telefonin e një prej tyre.

Burimet thanë se efektivi që lejoi komunikimit deklaroi se ia dha aparatin dhe për t’iu shmangur hakmarrjes së mundshme nëse refuzonte.

EMISIONET