Nën hetim për pastrim parash, dërgohen për gjykim dy biznesmenët e makinave në Durrës, 1.5 mln euro pasuri e sekuestruar
Hetimet e nisura prej vitit 2018 për Gëzim e Saimir Sallakun dhe Rabi Kurtin kanë përfunfuar dhe prokuroria e Durrësit ka dërguar dosjen për gjykim.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për pastrim parash pasi dyshohet se kanë përfituar nga aktiviteti kriminal 1.5 mln euro, shumë për të cilën është sekuestruar nga autoritetet në vitin 2021.
Po në këtë vit dy vëllezërve Sallaku iu është sekuestruar kompania që merrej me shitblerejn e makinave si dhe 13 automjete. Pjesë e listes ishin edhe 3 apartamente dhe mbi 20 mijë m2 tokë e katër godina.
Gëzim Sallaku rezulton i dënuar në itali në vitin 1999-2008 për një sër veprash të ndryshme penale. Në vëndin fqinj ai cilësoëj si si trafikant i makinave luksoze nga Italia në Evropën Lindore.
Pas këtij aktivitieti tij shteti Italian e dëboi bisnesmenin si “person të padëshiruar dhe të i rrezikshëm”.
E ndërsa vëllai i trete i Gëzim Sallakut është i arrestuar më akuzën e përfshrijës në organizatë terrosite.Po ashtu edhe bisnesmeni Rabi Kurti rezulton i arrestuar në vitin 2019 me akuzën si i përfshirë si pjesë i një grupi bisnesmenësh që kishin krijuar skema fiktive për rimbursin të TVSH duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 30 milion eurosh