Akuzohet për blerje votash/ Burg për Fredi Belerin, dosja në SPAK. Avokati: Montim dhe akuzë politike

Kandidati i koalicionit bashkë fitojmë Fredi Beleri do të qëndrojë në arrest me burg deri në përfundimin e procesit ndaj tij. Gjykata vendosi të miratojë kërkesën e prokurorisë pas një séance që zgjati përreth një ore.

Ai ka mbërritur në gjykatën e vlorës nën masat e policisë ndërsa akuzohet për shkelje të kodit zgjedhor, pasi dyshohet se do të ofronte para në këmbim të votave.

Një prej agjentëve të policisë i infiltruar ka bisduar me stafin e tij për të marrë 40 mijë lekë në këmbim të tetë votave në himarë.  Pikërisht 15 minuta pas mesatës së të enjtes ai u ndalua në ambientet e restorantit të tij ndërsa urdhëri iu dha në komisariatin e Vlorës.

Avokati i Belerit ka kundërshtuar akuzën.

"Nuk u faktua vjedhja e votës, këtë i kërkua gjykatës pasi nuk ishim në kushtet e flagrancës. Ishin nga rrugë të siguruara nga ana e policisë të një individi. Është akuzë politike dhe montim. Edhe Beleri foli ën senacë.

Nuk u provua në asnjë moment që foli prokurori as ekzistenca e listave. Ishte duke dalë jashtë lokalit dhe mënyra e rrëmbimit të tij që provoi se aty konsistonte rrëmbimi, ti gjendej diçka në flagrancë. U provua që nuk u gjet asgjë. Procesi zgjedhor nuk cënohet përkundrazi e forcon," tha avokati Geni Gjyzari.

Fredi Beleri gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore nuk ka pranuar akuzën, duke u shfajësuar se ka qënë në gjëndje të dehur dhe nuk mbante mend te gjitha bisedat që ka kryer atë ditë.

Sipas tij ai ka qënë me bashkëpuntorët dhe se lekët nuk i ka pasur për të blerë vota. "Gjithçka është përdorur dhe interpretuar politikisht."

Nga ana tjetër ndalimi ka sjellë dhe reagimin e Greqisë që ka kërkuar lirimin ose prova të forta që e implikojnë kandidatin e Himarës në këtë çështje.

Në seancë morri pjesë edhe ambasadorja e Greqisë. Sa i përket të ndaluarit tjetër Pano Kokoveshin seanca nuk u zhvillua në Vlorë pasi ai shfaqi probleme shëndetësore që ditën e ndalimit. Masa iu komunikua në QSUT ku ai është vendosur nën kujdesin e mjekëve.  Dosja ndaj tyre tashmë do të kalojë në SPAK.

Nëse në përfundim do të gjenden fajtorë masa e dënimit shkon nga një deri në 5 vite.

spak fredi beleri blerje votash

EMISIONET