Në kopësht me këmbë të thyer, Duro: Duhet të ketë një ndryshim të edukimit të të vegjëlve në kopshte dhe çerdhe

Edukatorja Lorena Duro në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” komentoi ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë që tronditi mbarë opinionin publik, ku në një kopësht privat dhe të palicensuar ku një vajze 3 vjeçare iu thye këmba nga dhuna e edukatores, të paktën ky ëhstë pretendimi i prindërve të të vegjëlve.

Duro theksoi se duhet ndryshuar metoda e edukimit të të vegjëlve, ndërsa duhet krijuar një marrëdhënie më e shëndetshme mes edukatorëve dhe fëmijëve dhe po ashtu edhe të proindërve.

“Duhet të ketë një ndryshim të edukimit të të vegjëlve në kopshte dhe çerdhe. Edukatoret duhet të krijojnë një marrëdhënie emocionale me fëmijët, në mënyrë që ata të jenë më të çliruar në sjelljen e tyre.

Në rast se një edukatore reagon jo në mënyrën e duhur, atëherë është e mira që ajo t’i kërkojë edhe falje fëmijës, pasi është një mënyrë e mirë për të pasur një komunikim më të shëndetshëm të të vgjëlve”, u shpreh ndër të tjera, edukatorja Lorena Duro.

lili saraçi lorena duro edukatorja

EMISIONET