PAMJET/ Rikthehet shiu, përmbyten rrugët në Tiranë dhe Durrës. Fryhet Lana te “Pallati me Shigjeta” dhe te mbikalimi
Rikthimi i reshjeve të dendura të shiut ka risjellë problemet me rrugët e kryeqytetit të cilat janë tejmbushur me ujë duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve por edhe të këmbësorëve.
Ndërkaq situatë problematike paraqitet sërish në lumin e Lanës në zonën që njihet si “Pallati me Shigjeta”, ku duket se uji ka arritur në kuotat maksimale duke kërcënuar me daljen nga shtrati, siç ndodhi dhe pak ditë më parë.
Po ashtu, uji ka pushtuar dhe një segment në nënkalimin e aksit rrugor “Pallati me Shigjeta” – Kopështi Botanik.
Po ashtu, përmbytje të rrugëve raportohen edhe në Durrës, ku nga reshjet e denduara prindërit janë detyruar të marrin në krahë fëmijët për të kaluar rrugën. Po ashtu është krijuar edhe trafik.
Në Durrës ka prani të madhe të ujit edhe pranë stadiumit ‘Niko Dovana’.