Në konflikt me ish-dhëndrin, i vihet flaka banesës në Llakatund të Vlorës, digjet dhe tjetra ngjitur
Shkrumbohen totalisht nga flakët dy banesa në fshatin Llakatund të Vlorës.
Burimet e policisë së qytetit bëjnë me dije se zjarri është qëllimisht në një prej banesave dhe më pas ka marr flakë edhe shtëpia tjetër.
Si rrjedhojë e flakëve janë shkrumbuar orenditë brenda tyre dhe banesat në total. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Po hetohet në pistën e një konflikti që njëra prej familjeve ka me ish-dhëndrin e saj.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi me të parë flakët familjarët kanë dalë jashtë për t'i shpëtuar dhe kanë lajmëruar zjarrfiksen.

