Në disa zona do ketë rrebeshe shiu/ Ja si parashikohet moti sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2023, 08:29
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe me intensitet mesatar në zonën perëndimore.
Temperaturat minimale do të luhaten 6- 11 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 12 -14°C në veri, 18 -23°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.