Ndryshime në Policinë e Sarandës, emërohet drejtuesi i ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2023, 13:56
Gerald Toska
Gerald Toska është emëruar shefi i ri i komisariatit në Sarandë.
Ai zëvendëson në këtë detyrë Oltion Agollin. Agolli u emërua në krye të Komisariatit të Sarandës në janar 2023, dhe tani ka marrë postin e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kryekomisar Gerald Toska ka një eksperiencë 18-vjeçare në strukturat e hetimit. Detyra e fundit drejtuese ka qenë shef i Komisaritit në Policinë Mallakastër.


