Ndoka: Pas 554 vitesh, vjen për kafe provokimi “Sulltan” Erdogani, takohet me “Jeniçer” Ramën
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka shkruar në Facebook datën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ai thekson se pas 554 vitesh, vjen për kafe provokimi “Sulltan” Erdogani, takohet me “Jeniçer” kryemisnitrin Rama.
Ai shton se Beteja e Albulenës u zhvillua fiks në atë vend ku sot vjen Erdogani, ku u mbetën mbi 30 mijë ushtarë turq ku u kap rob edhe tradhtari Hamza.
Ndoka: Lavdi Gjergj Gjon Kastrioti Heroi ynë Kombëtar Atlet i Krishterimit Evropian! Mbas 554 vitesh, vjen për kafe provokimi “Sulltan” Erdogani, takohet me “Jeniçer” Ramën. Beteja e Albulenës u zhvillua fiks në atë vend ku sot vjen Erdogani! Aty mbetën mbi 30 mijë ushtarë turq ku u kap rob edhe tradhtari Hamza.